–




Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite këngëtarja ka zbuluar që e ka gjetur dashurinë e jetës dhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, çka nënkupton një propozim për martesë.
Këngëtarja Leonora Jakupi, është një ndër personazhet më të pëlqyera dhe më të komentuara për karrierën e saj dhe për jetën private. Këngëtarja, e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” ka zgjedhur të zbuloj shumë gjëra nga jeta e saj private, zënkat me kolegët dhe deri tek detajet e dasmës.
Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite këngëtarja ka zbuluar që e ka gjetur dashurinë e jetës dhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, çka nënkupton një propozim për martesë.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Florjan Binaj–Zemra kërkon?
Leonora Jakupi: Gjithmonë dashuri.
Florjan Binaj: A e gjeti më në fund zemra të duhurin, atë që po kërkonte?
Leonora Jakupi: Po
Florjan Binaj: A të dhuron shumë diamant ai që të ka rrëmbyer zemrën?
Leonora Jakupi: Jo asnjë diamant nuk kam marrë!
Florjan Binaj: Pa asnjë dyshim, a do të kemi dasëm në 2021, meqëse je shprehur se në 2020 do të kishte dasëm?




Leonora Jakupi: Dasëm tradicionale sigurisht jo, shpresoj që po.
Ndërsa në lojën pije ose thuaje këngëtarja u pyet për raportin me kolegët kë ka mik dhe me cilin nuk flet.
Vikena Kamenica –Prej vitesh je në industrin e showbizit shqiptar, ndaj sot në ‘Shiko Kush Luan’ emrin e personazhit publik shqiptarë që e ke mik ose mikesh koke dhe emrin e personazhit që nuk do t’i flisje kurr ose nuk i flet?
“Unë nuk jam person që mbaj inate, por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- është shprehur këngëtarja.



