KËNGËTARI TURK ZBULON ARSYEN E NDARJES NGA AKTORJA E FAMSHME TURKE

Ndonëse kanë disa muaj që janë ndarë lajmet rreth Hande Ercel dhe Murat Dalkılıç nuk kanë të sosur.

Sigurisht e gjithë doza e kuriozitetit u shtua pasi Hande përflitet për një lidhje me Kerem Bursin me të cilin luan në “Trokit në derën time”.

Së fundmi, këngëtari i njohur ka hedhur dritë mbi arsyen e ndarjes së tyre për herë të parë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Çifti Dalkılıç dhe Erçel, për të cilët flitej se do martoheshin pas 3 vitesh së bashku, i dhanë fund lidhjes së tyre në korrik.

Murat Dalkılıç ishte i ftuari i radhës i Emel Yalçın, ku i pyetur në mënyrë të përgjithshme se “çfarë mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje” tha se e gjitha mbaron kur shuhet flaka në çift.

“Ajo flakë e mban marrëdhënien gjallë.

Në marrëdhënie, unë mendoj së pari për palën tjetër, kujdesem për atë që ajo dëshiron, përparësia ime është ajo që dëshiron pala tjetër.”

I pyetur nëse e kontrollon telefonin e të dashurës kur ndodhet në lidhje ai ka thënë se nuk e ka bërë kurrë këtë gjë sepse vlerëson se dy nga gjërat më me vlerë në një lidhje janë besimi dhe respekti

Sakaq, disa ditë më parë një lëvizje e këngëtarit e bërë së fundmi ka ngjallur shumë polemika.

Ai e ka hequr atë nga Instagram dhe nuk e ndjek më, kurse Hande vijon ta ketë në listën e personave që ndjek.

Nuk dihet se nga se u nxit ky veprim, por mediat e huaja shkruajnë se ai nuk mund të shohë më Handen dhe Keremin bashkë dhe ka shkuar drejt këtij veprimi./kosovarja