–




“Top Media” ka publikuar edhe këtë Krishtlindje këngën e fundvitit, të shndërruar për 19 vite në një traditë të televizionit.
Ikonat e ekranit morën pjesë në interpretimin e këngës “Kuturu” që pati një realizim me shumë shije në Pezë.
E çfarë ka lënë përshtypje është fakti se këtë vit, një prej figurave kryesore nuk ka pasur pjesën e saj në këngë.
Fjala është për prezantuesen Luana Vjollca, e cila përveç prezantimit, është angazhuar edhe në tregun e muzikës me disa projekte si këngëtare.
Ajo, ndryshe nga vitet paraprake, nuk ka kënduar asnjë rresht teksa shfaqet vetëm në pjesën përfundimtare për pak sekonda, në kalërim.
Në videoklip ka munguar në tërësi edhe prezantuesja e programit më të ndjekur, Bora Zemani e “Përputhen” e një pjesë e gazetarëve të rëndësishëm të informacionit.
Si Luana, dhe Bora evidentohen si dy prezantueset që kanë arritur audiencën më të lartë me programet e tyre.




Sa për jetën private, në programin e saj “Shiko kush Luan”, së fundmi ajo publikoi një video në kanalin e saj në “YouTube” të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale.
Moderatorja u pyet rreth jetës së saj personale, si edhe planeve të saj për të ardhmen. “Dëshiron dasmë tradicionale apo private?”, ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj: “Private”.
Ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe”, tha Luana Vjollca.Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimentale, që moderatorja hezitoi t’i përgjigjej. Teksa u pyet nëse është në një lidhje apo “single”, ajo mbylli intervistën duke iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vij për emision?”.



