–




Moderatorja Rudina Dembacaj zgjodhi që të urojë gjithë fansat dhe ndjekësit e saj për festat e fundvitit, me disa foto të ëmbla me vajzën dhe partnerin Mark Frroku.
Ata kishin kombinuar bukur veshjet me njeri-tjetrin dhe pozuan pranë pemës së zbukuruar. Rudina mbante veshur një fustan të kuq, Viktoria fustan jeshil ndërsa Marku ishte veshur serioz me të zeza.
“Nga ky vit i vështirë, uroj të na “shërojë” dashuria! Kshndella t’bardha”- shkroi ajo krahas fotove.
Shumë ia kthyen urimin Rudinës, por kishte dhe shumë që e kritikuan. Një prej tyre i vuri në dukje se në fotot familjare ishte vetëm vajza e Rudina Dembacajt dhe jo vajzat e Mark Frrokut, duke e quajtur “një njerkë tipike”.
“Foto familjare … pa fëmijët e tij! Njerkë tipike je, ai të puthi kalamajt e vet në rradhë të parë, të mbajë afër të vetët dhe të dali me ta,”– komentoi .
Ndërsa moderatorja e mori si gjithmonë me sportivitet, duke iu kthyer: “Jam shtrigë e vërtetë!”



