Kujdеѕ nga ѕоt! Нуjnë në fuqi mаѕаt e reja për kufizimin e lëvizjes, çfarë duhet të bëni nëse doni të dilni me раtjetër nga ѕhtëрia

Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve, të cilat konsistojnë në shtimin e orarit ku kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve. Tashmë qytetarët e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 20:30 – 06:00, dhe në rast se kanë urgjenca apo domosdoshmëri, duhet që më parë të marrin leje te e-albania.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit. Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Këto masa të reja kanë patur kritika nga krerët e institucioneve fetare krishtere të cilët shprehen se kufizimet në prag Krishtlindjesh janë diskriminuese. Në një letër drejtuar Kryetares së komitetit të ekspertëve antiCOVID, Mira Rakacolli, Imzot Frendo shkruan se Kisha Katolike ishte përgatitur dhe kishte marrë të gjitha masat që mesha të kremtohej në orare të përshtatshme që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar, ndërsa nuk dihet nëse edhe gjatë vitit të ardhshëm mësimi do të bëhet i alternuar mes atij online dhe atij fizik.

(E.K/Faxweb.al)