Saimiri: Jam shumë kurioz si do të vijojë historia me Enxhëllin

Tashmë ndodhemi në javën e gjashtë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, e cila u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.

Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Saimiri ka folur për natën e gjashtë dhe këto dy takime, teksa është shprehur se janë të dy takime të ndryshme.

Një nga vajzat që ka pasur më shumë takime me Saimirin është edhe Enxhëlli, për të cilën ai është shprehur se është kurioz se si do të vijojë historia e tyre.

Më tej Saimiri ka treguar se për cilat vajza ka pak më shumë pëlqim, apo ka filluar të ndjejë ndopak.

Një nga vajzat që ti ke pasur dy takime është edhe Enxhëlli. A është Enxhëlli e veçantë për ty?

Po edhe me Enxhëllin kam pasur takime shumë të bukura dhe kam krijuar një marrëdhënie të veçantë mes nesh dhe jam shumë kurioz se si do të vazhdojë kjo historia jonë.

Enxhëlli është shprehur se nuk i ka ardhur mirë që ti je puthur me vajzat në takimet e tjera. Ke diçka ti për t’i thënë asaj?

Enxhëlli besoj që aq sa më njeh mua, e di që unë nuk vlerësoj vetëm puthjet. Secilën vajzë që unë e thërras në takime unë e kam një interes, pëlqim, ose ndoshta dhe ndjenja. Prandaj e ftoj edhe më shumë se një herë në takim.

Për cilën vajzë ke ndjenja?

Është shpejt që ta them dhe ta zbuloj por janë disa vajza aty që kam pëlqim të fortë ndaj tyre dhe ndihem mirë kur jam me to.

Ti je shprehur se janë disa vajza që të pëlqejnë. Kanë mundur këto vajza të veçohen nga njëra tjetra?

Sigurisht që nga ato vajza që kam thënë në fillim ka treguar veten dhe vazhdojnë të jenë në program, i kemi parë edhe në takime të ndryshme dhe do vazhdojmë t’i shohim. S’dua të përmend emra por kjo gjë do të dallohet nga takimet e ardhshme.

I frikësohesh faktit që nëse përmend ndonjërën nga vajzat, ndoshta të tjerat do të tërhiqen?

Jo se do tërhiqen por nuk dua ta bëj një vajzë superiore këtu sepse dua që ato të jenë të barabarta që mos ndihen keq edhe vajzat e tjera.

Në natën e gjashtë u komentuan shumë puthjet. Pse mendon se erdhi gjithë ky reagim nga vajzat?

Puthjet sigurisht që do komentohen sepse vajzat kanë edhe një xhelozi me njëra-tjetrën, por unë nuk ndryshoj për njeri. Nëse do kem një pëlqim ose do kem një ndjenjë për një vajzë unë do ta puth prap. Nuk e shoh si asgjë të keqe. Prandaj nuk më shqetëson kjo gjë aspak.

Në lidhje me komentin e Robertit për puthjen, ke diçka për të shtuar?

Roberi është me hënë. Njëherë thotë puth, njëherë thotë mos puth dhe s’di vetë çfarë do. Por për sa kohë merret me vizatimet aty në studio jemi rehat./tvklan.al