Bën gjestin e madh për fëmijët e varfër Dafina Zeqiri ka dhe një lutje për shqiiptarët të bëhemi bashkë që ti ndihmojmë këto ditë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave, me anë të një statusi që ajo ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, teksa bën thirrje për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Ajo u kërkon të gjithë ndjekësve të saj t’i bashkohen nismës dhe të japin aq sa kanë mundësi për fëmijët në nevojë.

“Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonte për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të mbajtur dyert e tyre të hapura dhe për të siguruar ndihmën shumë të nevojshme për familje jashtëzakonisht të varfër në gjendje dëshpëruese që kanë nevojë për ndihmë. Bamirësia siguron gjëra themelore të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kur është e mundur mbështetje monetare për strehim dhe shërbime komunale”, ka shkruar këngëtarja.