Mezi pritej nga fansat, Sara publikon foton e parë familjare me Ledrin dhe Poem Blu

Mezi e kishim pritur dhe më në fund ja ku është: Fotoja e parë familjare e familjes Vula. Sara ka publikuar foton e parë me Ledrin dhe Poem Blu duke na falur kartolinën më të bukur. Ata nuk kanë vonuar dhe kanë nisur shëtitjet, që tashmë janë më të bukura se kurrë me prezencën e të voglës së tyre.

Më shumë se një javë më parë ata morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.