–





Një grua 28 vjeçare nga Uellsi ka hed hur një imazh në rrjetet sociale me djalin e saj të porsalindur i cili fatk eqësisht humbi jetën vetëm pak minuta pasi erdhi në këtë botë.
Stephanie Broadley, po përjeton një dhimbje të tmerrshme nga hum bja e fëmijës së saj.
Madje ajo ndjehet fajtore që nuk ja kishte bërë të qartë që stafit të dëgjonte shqetësimet e saj, duke përfshirë dhe atë që nuk mund ta ndiente fëmijën e saj gjatë procesit të lindjes.
Zonja Broadley kishte pësuar një ab ort dhe një infeksion gjatë lindjes së një fëmije tjetër, prandaj rreziku ishte i lartë.
Sidoqoftë, stafi i spitalit Grimsby’s Diana, Uells, menduan se lindja Broadley ishte me rrezik të ulët, shkruan Daily Mail.
Zonja Broadley, nënë e gjashtë fëmijëve, tha:
‘’Duhet të kisha bërtitur më shumë për të.’’
Tani Stephanie po i ndan këto fotografi të para dhe të fundit me shumë pik ëllim për të nxitur sek retarin e shëndetësisë Matt Hancock të ndërmarrë veprime urgjente.
“Sa herë që shikoj atë fotografi mund të shoh në sytë e mi dhumbjen e madhe që përjetova në atë moment.
Unë dua që Matt Hancock ta shikojë këtë fotografi.
Unë e kam kontaktuar me e-mail dhe nuk kam marrë një përgjigje’’, tha ajo




