Kush është ylli shqiptar që po merr vëmendje të veçantë në Gjermani dhe Evropë (Fotot)

I riu 24 vjeçar gjilanas, u përzgjodh nga ekipi i yllit aktual të muzikës hip hop/rnb në Evropë, gjermanes me origjinë nga Republika Çeke, Katja Krasavice, për të qenë pjesë e klipit të ri ALLES SCHON GESEHEN, i cili u publikua pak ditë më parë.

– Advertisment –
Sipas Telegraf, Rinas Zeqiri arriti të fitojë besimin e ekipit të Krasavices për të qenë protagonisti kryesor në këtë video-klip, ku rrëfehet një histori dashurie që përfundon me tradhëti, ku rolin e protagonistit të kësaj historie e ka realizuar me sukses ky i ri gjilanas. Ky projekt si dhe shumë të tjera të këngëtares Krasavice, arrijnë shpejt të marrin vëmendjen e publikut gjerman dhe jo vetëm, veçanërisht ndër moshat e reja, të cilët e ndjekin me kërshëri këtë këngëtare të talentuar, e cila pas suksesit të prezantimit të Gjermanisë në Eurosong, po tejkalon dukshëm pritshmëritë e shikueshmërisë në gjithë Europën.

E gjithë historia e angazhimit të shqiptarëve, përfshirë dhe Rinasin, në këtë projekt, lidhet me vendimin e Krasavices, e cila bazuar në kërkimet e veta kishte përzgjedhur kompaninë SEKUENCE STUDIO në Prishtinë për të realizuar video-klipin e saj të radhës që tashmë po thyen rrjetin.

SEKUENCE STUDIO është kompani e sukseshme në këtë industri, që në gjirin e saj ka profesionistë të shumtë, të cilët operojnë nën bashkëdrejtimin e Adonis Krasniqit dhe Alban Selimajt, të cilët u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur dhe të privilegjuar me këtë bashkëpunim ndërkombëtar, përmes së cilit publiku gjerman dhe më gjerë mund të vërejë më së miri cilësinë e punës që shqiptarët kanë realizuar. Ky video-klip është një nga punët më cilësore që kompania në fjalë realizon për klientë të ndryshëm, ndaj mund të thuhet se pikërisht cilësia e produkteve ka bërë që sot ky ekip të jëtë i kërkuar edhe në tregun europian.

Rinasi është nga ata të rinj, të cilët përkushtimin për të arritur majat e suksesit i ka të pakompromista, ndaj dhe asnjëherë nuk pushon së punuari shumë fort për të realizuar objektivat e tij. Rutina e tij ditore përveç studimeve të vazhdueshme që bën në fushën e Teknologjisë së Informacionit, shkojn veçanërisht në drejtim të mirëmbajtjes së trupit dhe të pasjes së një fiziku të bukur.

Pasioni i tij për ndërtimin e një trupi të bukur fokusohet gjithashtu në aspekte të rëndësishme siç është ushqyerja, ndaj dhe përqendrimi i tij specifik në këtë fushë si nutricionist, ka bërë që në këtë disiplinë Rinasi të jetë një aset i rrallë në Kosovë.

Pasioni i tij është fitnesi tashmë prej më shumë se dekade, edhe pse shumë i ri në moshë, ndaj dhe një pjesë të konsiderueshme të kohës vazhdon ta kalojë duke u stërvitur në palestër, tashmë edhe si trajner i certifikuar. I gjithë ky investim i tij jo rastësisht është përmbledhur në promovimin e njohurive të tij të thelluara mbi trupin, të cilat i përcjell përmes rrjeteve sociale – kryesisht në instagram, në ofrimin e këshillimeve online përmes “brand”-it të tij RIFIT LINE, shërbime të cilat janë të aksesueshme për të të gjithë të interesuarit që janë në kërkim të një trupi të bukur, të formuar dhe mbi të gjitha të shëndetshëm.

Bashkëpunimi me këngëtaren gjermano-çeke erdhi si rrjedhojë e një njohje indirekte rastësore me një konsulent që i mundësoi Rinasit të dërgonte setin fotografik prezantues tek kompanitë e modelingut, të cilët pa hezitim e futën në listat e tyre si një potencial për angazhim në projekte filmike dhe më shumë. Por, qershia mbi tortë ishte njoftimi i marrë nga këngëtarja Krasavice për angazhim në video-klipin e saj që përfshin nje audeincë direkte kaq të gjerë, siç është Gjermania.