U diаgnostikua me kanсеr të gjirit gjatë shtatzënisë, 27-vjeçarja gjen forca dhe sjell në jetë djalin e saj

Kassandra Cerda ishte vetëm 20 javëshe shtatzënë në shkurt, kur ndodhi e papritura për të, mjekët e diagnostikuan me ka ncer të gjirit. Kjo do të thoshte që pjesa tjetër e shtatzënisë së saj do të merrte një rrjedhë që ajo as s’e kishte imagjinuar ndonjëherë.

Unë nuk mund ta besoja atë, isha shtatzënë dhe nuk mendoja se diçka e tillë do të ndodhte me mua. Por kanceri nuk pyet dhe ishte tronditëse, u shpreh ajo.27-vjeçarja nga Mision-i, Teksas, që nga momenti tronditës i është nënshtruar trajtimit për të lu ftuar sëmundjen, për të cilën mjekët në MD Anderson në Houston, zbuluan më vonë se ishte përhapur në nyjet e saj limfatike. Cerda filloi kimioterapinë në prill dhe do të vazhdojë derisa mjekët të japin një azhurnim mbi përparimin e saj në javët e ardhshme.

Ajo lindi një djalë të shëndetshëm më 17 qershor, rreth një javë para datës fikse.Tani që shtatzënia ka mbaruar, ajo ka edhe dy javë për t’u rikuperuar, para se të fillojë takimin e radhës.