–




Shkencëtarët janë shprehur të shqetësuar se nga varianti i ri i C0vid 19 mund të infekt0hen më lehtë fëmijët, pasi të dhënat sugjerojnë se përhapet më shpejt në mesin e të rinjve se sa tek të tjerët.
Ekspertët janë duke studiuar variantin e ri të virusit për të kuptuar efektet e tij në pacientë, shkruan The Independent.
Profesori Neil Ferguson nga kolegji “Imperial” i Londrës u tha gazetarëve të hënën se të dhënat për infeksionet në juglindje të Britanisë tregojnë se varianti i ri ka shkallë më të lartë të përhapjes së infeksi0nit tek fëmijët se sa te të tjerët.




Ndërsa, profesoresha Wendy Barlay tha se ky variant i ri i C0vid nuk shënjestron direkt vetëm fëmijët, porse ka më shumë gjasa që ata të infekt0hen.
“Nuk po themi se ky është një virus që shënjestr0n specifikisht fëmijët, por e dijmë se C0vid-i nuk ka qenë aq efikas sa të ndikojë fëmijët aq sa të rriturit”, tha ai.



