Motrat Mustafa lansojnë këngën e re “Si dashnia e motrave nuk ka”

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Motrat Mustafa, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Si dashnia e motrave nuk ka”, titullohet kënga e re e tyre, e cila i kushtohet dashurisë së pa kusht të motrave, shkruan portali arbresh.info
Projekti erdhi në kuadër të xhirimeve të festave të fundvitit.

Motrat Mustafa përndryshe vazhdojnë të jenë një emër i kërkuar në zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike.