–




Chloe Sims, modele dhe një personazh publik britanik i dalë nga emisionet reality, është futur në sherr me fansat e saj për shkak të komenteve të tyre se ajo ka kryer oper acione pla stike.
Por Sims mohon që të ketë ndërhyrë për të ndryshuar tipare të saj. Ajo ka thënë se nuk ka kryer asnjë operacion plastik në fytyrë.
“Më duhej të fshija disa prej komenteve. Sa herë më duhet t’ju them se nuk kam kryer operacione të fytyrë. Oper acion do të thotë ndryshim i strukturës së kockave në fytyrë”, shprehej ajo në rrjetet sociale.
Ajo pranon se ka kryer trajtime kozmetike, por jo operacione. Madje ajo ka shpërthyer në sharje ndaj një fanse që e akuzonte se ka përdorur botoks për buzët./tvklan.al



