Bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Austri duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë

Këto masa hyjnë në fuqi sonte, kurse bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen
karantinimit 10 ditorë në shtëpi.

Karantinimi mund të ndërpritet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njëjti të jetë negativ, përcjell albinfo.at