Ferki Shala i kthehet muzikës, pasi e la për fe
Ferki Shala zbulon se së shpejti do të rikthehet në muzikë.




“Jam duke e bërë një përgatitje, nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT ama nja 10 unë besoj që ndoshta 10-12 do të bëhen të TNT-së”, ka thënë Shala për emisonin n’ZOOM.
Por këngën e plotë s’do e këndojë, sepse pati një ndërhyrje në fyt dhe thotë se zëri nuk i punon më njësoj.




“Nuk kam mundësi me këndu ashtu teknikisht, por me vija më të lehta mundem me këndu. I kam bërë do mostra për disa këngë dhe i tregova Nexhatit dhe këngëtarit që tash është në TNT, Bekimit, që ndoshta nuk është keq një bashkëpunim ta bëjmë.”, shtoi ai.
Por a është haram që ai pasi e la muzikën për hirë të përkushtimit ndaj fesë, të kthehet përsëri?




“Nuk është e obligueshme që vetëm ilahi të këndohet. Ne kemi të drejtë që të këndojmë edhe ndonjë këngë të vjetër popullore ashtu qysh i këndojnë ashtu që edhe unë e shpreha dëshirën edhe jam duke e bërë përgatitje që nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT”, tregon ai. Me p0sht keni 2 νide0 klik0jeηi te dyat jane me pjese te ndara 2 νide0t kan rеκ|αmα p0r pritni pak deri te larg0het…



