Pas 42 vjetëve e lë Zvicrën, vjen për të jetuar në Viti me ëndrrën për muzikë

I la të gjitha dhe u kthye në vendlindje. Këtë vendim Hajrush Hyseni nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë e mori pasi doli në pension. Ai jetoi dhe punoi në Zvicër për më shumë se 42 vjet. Atë kohë, kushtet e rënda ekonomike dhe ato politike e detyruan 66-vjeçin që të marrë rrugën për në mërgim.

Padyshim që gjatë qëndrimit atje u përballë edhe më sfida të shumta. Një ndër të cilat ishte edhe qëndrimi i vetëm për 15 vjet në një vend krejtësisht të panjohur për të.