Një studente po njihet kudo në internet pas reagimit që bëri kur mori një porosi në shtëpi.




18-vjeçarja, Jodie Howard, studente nga Dublini, mbeti e sh.okuar kur i mbërriti në shtëpi një fustan që kishte porositur në internet.
Jodie e kishte porositur fustanin në dyqanin online Lux Noire dhe për të kishte paguar 33 euro përfshirë edhe transportin.
Por, studentja e kuptoi që diçka nuk shkonte mirë që në momentin që vuri re madhësinë e pakos.
Më pas ajo regjistroi një video ku nuk ndalte dot së qeshuri me fustanin qesharak që i kishte ardhur me postë.
Duke folur për Dublin Live, Jodie shpjegoi se ndonëse ajo ka bërë shpesh blerje në internet, kjo ishte hera e parë që produkti i porositur dilte zhgënjyes



