“Ѕi në bahçe të babës”, qytetari futet me veturë midiѕ ѕheshit

Një qytetar ka vendos të bëjë një shetitje me veturë nëpërmes shesheve të Prishtinës.

Pasi Prishtina është në zonë të kuqe dhe nga ora 19:00 ndalohet qarkullimi, një qytetar ka shfrytëzuar sheshin pa njerëz që të bëjë një shetitje me veturë nëpër sheshet e Prishtinës.

Madje ai është fotografuar duke hyrë me veturë në zbukurimet e vendosura nga komuna e Prishtinës për festat e fundvitit.

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët futen me veturë brenda sheshit ani pse një gjë e tillë është e ndaluar.