“Kam jetuar në një shtëpi me fan tazma”, rrëfimi i aktores bëhet viral

A e dini që para se Jennifer Aniston të jetonte në Central Perk me mikeshat e saj, banonte në një shtëpi të pushtuar nga fantazmat? Këtë aktorja e pranoi vetë duke treguar detaje nga historia misterioze.

“Pjatalarësja punonte vetë, makineria e kafes gjithashtu, radioja më ndizej me volum në maksimum krejt papritur!”- tregon ajo për moderatorin James Corden.

Jennifer pohoi se e gjithë kjo periudhë ka qenë e tmerrshme dhe shumë e frikshme për të. Që nga momenti kur u shpërngul në Los Angeles, në fillimet e karrierës së saj, i kanë ndodhur gjëra nga më të çuditshmet, që e bënë të ishte e bindur se shtëpia ku jetonte është e pushtuar nga shpirtra.

Madje, puna u bë aq keq sa yllit të filmave ju desh të punësonte një “kapës fantazmash”- njerëz të cilët thuhet se komunikojnë me shpirtarat.

“ Ata kishin një temjan të cilën e vendosën në një enë. Filluan të tregonin gjëra dhe pjata u thye. Më duket se fantazma urrente shoqen time të dhomës…Jo, nuk ja tregova kurrë asaj këtë. Thjesht ika.

Ndihesha shumë keq, por s’i thoja dot që s’të ka qejf ty.”- vazhdoi Aniston e cila duket se që nga ai moment nuk mësoi më se ç’i ndodhi shoqes sepse thjesht u zhduk që aty!