Ι ati аΙkooliѕt dјеg me qumëѕht nipin 7 muајѕh, djali: Ka niѕur të рijë që 12 vjeç

Në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një çift nga një fshati Zëmblak i Korçës, ku kanë tre guar vësh tirësitë që po kalojnë në jetë së bashku me 4 fëmijët. Esmerilda dhe Gentjani shpesh herë përballen me dhu nën e babait të shtëpisë, i cili është i alk oolizuar. Kur pi alkool ai hu mb mendjen dhe nuk e di se çfarë bën. Gjendja e tyre ekon omike është e vështirë dhe fëmijët e tyre nuk i kanë rritur ashtu siç duhet të rritet një fëmijë normal.

Mirela Milori: Po raporti me vjehrrën?

Gentjani: Mamaja nuk kishte nga t’ja mbante, po të mbante krahun tim do e god iste.

Esmerilda: Ai ushtronte dhu në, nuk pyeste se çfarë kishte përpara, nuse, djalë, edhe nënën e tij edhe bashkëshorten, të gjithë domethënë.

Mirela Milori: Si ishte raporti me kunatën?

Esmerilda: Raporti me kunatën në fillim mirë, por më vonë pasi bëra fëmijën thoshte mos i blini fëmijës ushqime, jepini fasule, gjëra që janë të fshatit. Nuk donte që të rrisnim fëmijën me ushqime që si çdo nënë do të rrisë fëmijën e vetë. Unë e kam djalin 7 vjeç dhe më ka ngelur 15 kg.

Gentjani: Me sherbet e kemi rritur djalin e madh.

Esmerilda: Ata nuk kanë ekonomi për vete. Motrat më kanë ndih muar, më kanë hapur derën sa herë më kanë nxjerrë jashtë, vetëm prej tyre jam kjo që jam sot.

Mirela Milori: Si kanë kaluar këto vite me 4 fëmijë?

Esmerilda: Shumë vështirë.

Mirela Milori: Po fëmijët i duan, si është raporti me fëmijët?

Esmerilda: Kam patur djalin e dytë 7 muajsh, sa filloi të ecte zvarrë, ai kishte pirë dhe ishte ten xherja me qumësht, e shtyu djalin dhe e dogji të gjithë këmbën me qumësht.

Mirela Milori: Ai është i papërgjegjshëm kur pi mesa kuptova unë, jeni mbledhur ndonjëherë si familje dhe të thoni që ky vërtet është babai i shtëpisë, por këtij babai po i ikën mendja kur pi dhe ky njeri duhet izoluar?

Gentjani: Jemi mbl edhur shumë herë, por i njëjti avaz është sa herë. Rri 2-3 ditë pa bërë sherr dhe pastaj nis avazin.

Esmerilda: Bashkëshorti punonte ndonjë ditë kur i dilte ndonjë gjë, merrte 10 mijë lekë, i thoshte mi jep mua dhe blinte raki, kur e kundë rshtonte ky atëhere ziheshin. Kemi folur me mjekun, por as ai nuk e merrte përsipër sepse thoshte, ky do e pijë alkoolin dhe nesër pasnesër si dihet.

Mirela Milori: Ka pirë tërë jetën?

Gentjani: Tërë jetën. Ai e ka nisur alkoolin që kur ishte 12 vjeç,i vogël fare dhe nuk e lë dot më. /tvklan.al