GJERMANI/ Kjo nuk Pritej..Ja çfarë ka Paralajmëruar Ministri

Përhapja e koronavirusit është “jashtë kontrollit” në Gjermani, ndërsa rastet e reja dhe vd ekjet vardojnë të rriten, pas një bllokimi të pjesshëm të “dështuar”, tha Ministri i Ekonomisë.

Peter Altmaier pranoi se masat e marra deri më tani nuk ishin të mjaftueshme, pasi Gjermania u detyrua të mbyllte dyqanet dhe shkollat gjatë Krishtlindjeve, pas gjashtë javësh vendi ishte në izolim të pjesshëm.

Ky vendim erdhi pasi u regjistruan 16 362 raste të reja, ndërsa humbën jetën 188 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1.34 milion dhe atë të vi ktimave në 21975.

Altmaier paralajmëroi se spitalet do të kalojnë kapacitet e tyre, nëse bllokimi i ri nuk fillon të japë rezultat, ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv ka arritur shifrën rekord në më shumë se 4500.

Kufizimet e reja në Gjermani do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ku do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj kohe të gjithë dyqanet jo thelbësorë, parukeritë, ndërsa kompanitë po nxiten që t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpi.