Merret Vendimi në Gjermani/ Вllоkim të РΙotë nga e Mërkura… Ja çfarë duhet të dini…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar për një bllokim mbarëkombëtar nga e mërkura për të luftuar rritjen e rasteve të соronaviruѕit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dyqanet jo-thelbësore dhe shkollat do të mbyllen bazuar në masat e reja që do të zgjasin deri më 10 janar.

Merkel duke njoftuar masën pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve të vendit, tha se ishte “një nevojë urgjente për të ndërmarrë veprime”.

Kohët e fundit në Gjermani ka pasur rritje rekord të viktimave dhe infek sioneve të reja nga cor onavi rusi.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 1.3 milion, derisa 21 mijë vik tima janë regjistruar deri më tani.

Restorantet dhe baret kanë qenë të mbyllura gjashtë javëve të fundit, dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokime.

Sipas bllokimit mbarëkombëtar, dyqanet thelbësore, të tilla si ato që shesin ushqime do të qëndrojnë të hapura, ashtu si edhe bankat.

Ngjarjet e Vitit të Ri si dhe shitja e fishekzjarrëve do të ndalohen. /Telegrafi/