Pak më fort të lutem”/ Ana e shtrirë në krevat, Elvisi i bën masazh

Në emisionin “Shiko Kush Luan”, mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar konkurrentët e “PërPuthen”, duke sjellë një puntatë shumë ndryshe, edhe për shkak të tensionit që është mes tyre.

Ndërkohë, pjesë e lojës ishte dhe një masazh relaksues, ku Elvisi duhej të zgjidhte një vajzë për ti dhuruar disa sekonda relaks. Ai zgjodhi Anën e re dhe duhej t’i masazhonte këmbët. E ndërsa Ana u shtri në krevat, Elvisi nisi nga ‘puna’, por dukej se Ana nuk ishte e kënaqur, ndërsa i tha “pak më fort”.

E pas masazhit, ajo e tha troç se nuk i kishte pëlqyer aspak masazhi duke i dhënë skuadrës së djemve zero pikë.

“Elvisi nuk fërkoi siç duhet, unë prisja një masazh relaksues, por jam siç isha”, tha Ana.