Vajza e re italiane hi dhet në shinat e trenit për t’i shpëtuar emigantit jetën/ Ai shp ëton por atë e mori treni para

Rachele Spolaor një vajzë e thjeshtë, e cila punonte si grafikiste në një kompani në zonën e Treviso dhe të enjten në mbrëmje kur pa një burrë që hidhej në shinat e hekurudhës në stacionin sekondar Mestre, ajo u hodh mbi të në përpjekje për ta shpëtuar.

Burri, një 35-vjeçar me origjinë rumune, tashmë ishte shtrirë në shina për t’i dhënë fund j etës. “Nuk e mendova gjatë, ishte një veprim instiktiv. Besoj se kushdo tjetër në atë situatë, do të kishte bërë të njëjtën gjë, edhe pse në momente gjakftohtësie, do të thoshte “jo”. Shikoja për të parë nëse treni po vinte ndërkohë. Nuk mendova për asgjë, thjesht bëra atë që do të bënte dikush”, tha ajo për “La Stampa”.

“U përpoqa të bëja atë që munda, por fiziku im është i dobët. Ai ishte shumë më i madh se unë. U përpoqa disi ta tërhiqja lart, të paktën për ta lëvizur. Bërtita për ndihmë, por stacioni ishte praktikisht i shkretë dhe pak njerëz ishin të gjithë shumë larg nesh “, shtoi ajo.

Në atë moment ajo u hodh në shina, duke mos parë që treni po vinte. Makinisti tërhoqi frenin e urgjencës: “Pashë trenin me cep të syrit vetëm në momentin e fundit dhe u hodha drejt trotuarit, duke u përpjekur të shtypesha në beton sa më shumë që të ishte e mundur. Unë u përpoqa të shmangem. Treni gjithsesi më god iti, por shpëtova vetëm me një kockë të th yer”, tha vajza.