Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë apel bashkëkombësve të saj që të reduktojnë takimet me miqtë dhe rrethin e gjerë të familjes gjatë festës së Krishtlindjes, duke theksuar se shkencëtarët po i lusin qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësor.
Gjatë një paraqitje plotë emocione në Bundestagun gjerman, ajo për pak sa nuk shpërtheu në lot derisa luti gjermanët t’i respektojnë masat për luftimin e cor onavir usit, transmeton Telegrafi.
“Numri i kontakteve është shumë i madh, reduktimi i tyre nuk është i mjaftueshëm. Më vjen keq e them me zemër, por nëse çmimi që po e paguajmë është 590 të vd ekur në 24 orë, atëherë sipas meje është e papranueshme”, ka thënë me një dozë shqetësimi kancelarja gjermane.
Duke iu drejtuar deputetëve gjermanë, Merkeli tha se masat e kufizuese që janë vënë në fillim të nëntorit nuk kanë dhënë rezultate, duke marrë parasysh se numri i madh i rasteve të vd ekjeve dhe pranimi i numrit të madh në repartet e kujdesit intensiv po vazhdon.
“Nëse kemi shumë kontakte për Krishtlindje dhe në fund kjo të jetë festa e fundit e Krishtlindjes me gjyshërit dhe gjyshet tona, atëherë jemi duke gabuar shumë. Nuk do të duhej të lejonim që diçka e tillë të ndodhë”, ka shtuar ajo.
Në Gjermani është regjistruar numri më i madh i rasteve të vd ekjes me CO VID-19 – 590 sipas të dhënave të Institutit Robert Koh. /Telegrafi/