Andi dhe Tea janë një ndër dyshet më të preferuara të publikut dhe që pritet të dalin çift nga “Përputhen”. Të ftuar në “Shiko Kush Luan”, ata zbuluan shumë mbi marrëdhënien e tyre si pjesë e lojës së shishes ku zgjidhnin të kryenin dënime apo të pranon pyetjet nga konkurrentët e tjerë.
Ndër pyetjet që patën më shumë kuriozitet për dyshen ishin se a kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin apo sa e pëlqejnë njëri-tjetrin.
Të dy u shprehën se e pëlqejnë njëri-tjetrin, madje Tea pyetjes së Mevlanit se nga 1 deri në 10 sa ndjejnë për njëri-tjetrin u përgjigj duke thënë 70%, pra “7”.
Ndërsa pyetjes tjetër kur do martohen ajo tha 30 shkurt. Pyetjes së Melisës nëse do mund të dashurohej me Andin, Tea tha se anon nga “Po”, njëjtë iu përgjigj edhe Andi kësaj pyetjeje.