Një superprojekt pritet të publikohet së shpejti.
Rep-artistja Tayna ka bashkuar forcat me Flori Mumajesin dhe dueti pritet të lançohet në ditët në vijim.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, i cili nuk preferoi të japë më shumë detaje.
Kujtojmë që ky duet do të jetë një rikthim i Florit në muzikë, i cili këngën e fundit që ka publikuar ka qenë para një viti, hiti “Thjesht të du”.