Аrdhtë e bardhë/ Воra mbulon dy fshatrat e bukur ѕhqiрtarë, ја ѕа ka arritur traѕhësia

Zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit. Mbrëmjen e djeshme reshje të dendura bore kanë përfshirë Dardhën dhe Voskopojën.

Si pa sojë e reshjeve të orëve të fundit trashësia e borës ka arritur në 10 cm në lartësi mbi 1200 m.

Ndërkohë mësohet se nga reshjet e borës nuk ka probleme apo bllokim qarkullimi. Aksi rrugor Korçë-Voskopojë i kalueshëm pa problem pasi është pastruar dhe kriposur, gjithashtu segmenti rrugor Korçë-Dardhë i kalueshëm pa problem, por kujdes në km e 9-të pasi ka prezence akulli dhe bore.