U martuan!? Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i japin fund beqarisë, tani janë burrë e grua

Këngëtarja Fjolla Morina duket se i ka dhënë fu nd beqarisë duke lidhur kurorë me biznesmenin Fisnik Syla. Së fundmi, një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dy shime se ata janë martuar në fshehtësi.

Ishte Fjolla ajo që ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në Facebook, duke shtuar se ishte “e martuar me Fisnik Sylën”.

Edhe pse e ka bërë vetë me dije martesën sërish, nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër. Nuk dihet nëse ata kanë organizuar edhe dasmë me miqtë e familjarët apo vetëm celebrim pasi deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre.

Fjolla Morina u ar restua më 19 shtator, teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmenin nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, Fisnik Syla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në çantë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte ar më , ndërsa tjetra, çakmak. Pas arr estimit Morina pranoi pronësinë e ar mës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pis toletën dhe nuk kishin dijeni.

Ajo tha se arm ën tip “Zoraki”, ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më. Kjo ngjarje, solli edhe bërjen publike të historisë së dashurës së Morinës me Sylën. Dyshja po kalojnë bashkë periudhën që këngëtarja është vendosur në ‘arr est shtëpie” në Kukës.