–





Albana Osmani ka pranuar publikisht se nuk i ka mirë marrëdheniet me Arbana Osmanin.
Deklaratën moderatorja e bëri në emisionin e “Shiko kush LUAN”, me moderatore Luana Vjollcën. Në lojën e “Paintball”, ku ka si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë, këtë herë është luajtur nga Albana.
Një nga pyetjet që iu drejtuan moderatores gjatë sfidës ishte: “Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk flet më me gojë dhe pse?”
Ndërkohë, Albana ka çuditur publikun duke thënë se:
“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart”
Pas përfundimit të fjalës së saj ajo e “goditi në fytyrë” Arbana Osmanin




