–




Një 67-vjeçar që u martua me trajneren e tij personale, 30-vjeçare, ka treguar që ajo nuk e do vetëm për paratë. Edhe pse ishte betuar që nuk do të martohej më.
Steve Zielinski lidhi kurorë meEmily Charman, 11 vite pas një divorci të dh*mbshëm me gruan e tij të parë.
Ish investitori ishte betuar të mos martohej më pasi divorci i tij me ish bashkëshorten i kishte kushtuar më shumë se 1.2 milionë dollarë.
Të sapomartuarit janë njohur 8 vite më parë në një kafe kur Zielinski ishte 59 vjeç ndërsa ajo ishte vetëm 22-vjeç.
Nisur nga paragjykimet e shumta, Steve është kujdesur që të sqarojë se partnerja e tij e re nuk është e interesuar për paratë e tij duke shtuar që ajo është një person me vlera.



