Habit këngëtarja shqiptare: Kam aq lek sa nuk i prish dot

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri gjithmonë ka dalluar për zërin e veçantë dhe gjithmonë është e pranishme në dasma të familjeve shqiptare por edhe koncerte.

Ditën e djeshme, Anxhela ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka folur dhe për shumat e larta të lekëve që fiton në koncerte dhe dasma.
Këngëtarja është ngacmuar nga dy moderatoret të cilat e quajtën një nga këngëtarët më të pasura.

“Unë miliardere nuk jam, por jam një njeri normal mesatar.

Deri para dy vjetësh i bija me top (harxhoja shumë) kurse tani mundohem mos t’i prish të gjitha, në fakt nuk ja dal t’i prish të gjitha dhe ngelen.”, ka thënë ajo duke qeshur.

Ndërsa më vonë Fatma dhe Aulona e kanë pyetur se përse nuk bën asnjëherë pushime në Tajlandë ose Maldive si pjesa tjetër e VIP-ave, por Anxhela ka treguar se nuk ka kohë.

“Kam udhëtuar vetëm për punë dhe nuk e gjej asnjëherë kohën për shkak të koncerteve por po e mendoj.”, ka përfunduar ajo.