Arjoni publikoi foto në shtrat me Anën? Produksioni bën reagimin e papritur për dy protagonistët

Konkurrenti i “Përputhen”, Arjoni postoi sot në Instastory foto ku shihet në shtrat me një vajzë, për të cilën thotë se është Ana, foto të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.

“Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do i them në një moment të dytë”, shkruante Arjoni.

Këto pamje, bien ndesh me rregullat e emisionit, i cili ndalon qartë takimet jashtë studios.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe faqja zyrtare e “Për’Puthen” ne Instagram, ku citon se dita e nesërme do t’i dedikohet plotësisht “skandalit” të fotove.

Nuk dihet vërtetësia e imazheve dhe gjithçka pritet të sqarohet në studio, ku nuk përjashtohet eliminimi i konkurrentëve të përfshirë.