Eduarti imiton Arbanën, moderatorja: Shko ore, i poshtër

Përveçse një nga moderatoret më të suksesshme në vend, vitet e fundit Arbana Osmani është bërë e njohur për publikun edhe për pasionin e saj mbi gatimin, madje kujtojmë se ajo është autore e dy librave me receta të ndryshme.

Mamaja e Jonit dhe Diellit ndan thuajse çdo ditë pjata të dryshme me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke zbuluar po ashtu edhe kuriozitete rreth produkteve të përdorura, apo origjinës së tyre.

Ndaj, ndjekësit sa e duan për moderimin aq edhe e vlerësojnë për punën në televizion, po aq e duan edhe për recetat.

Duke qënë se këto video janë bërë të pandashme nga profili i saj, Eduarti ka publikuar sot në Instastory disa video teksa e imiton atë.

Videot janë regjistruar nga vetë Arbana, e cila dëgjohet teksa qesh e thotë:

“Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”