-shpjegim




A ju kanë thënë gjyshet gjithmonë që mos t’i hidhni mbeturinat natën vonë? Nëse është kështu, atëherë tani do t’ju shpjegojmë që ndoshta duhet të dëgjoni më shumë këshillat e tyrë. Në fund të fundit, gjyshja është gjithmonë e mençur.
Pse njerëzit e vjetër thonë se nuk duhet t’i hidhni plehrat natën vonë?
Besimet e lashta nënvizojnë se, në perëndim të diellit, bota jonë ishte e mbushur me shtriga dhe entitete të tjera të liga. Dalja në errësirë nuk konsiderohej si gjëja më e sigurtë në botë.
Një tjetër besim, thotë se nëse natën mbeturinat lihen në shtëpi, ato sjellin fat të mirë për familjen që jetonte atje.
Përkundrazi, nëse mbeturinat hidheshin, familja do të vunate nga uria dhe mjerimi.
Sot ne nuk besojmë në këto gjëra, edhe nëse disa bestytni janë të vështira për tu zhdukur.
Edhe feng shui këshillon që të mos i hedhim mbeturinat gjatë natës, sepse ky zakon do të simbolizonte humbjen e parave dhe varfërinë.




Por ka një tjetër version që ndoshta mund të jetë ai që na çon të mendojmë përsëri në zakonin e fituar për të flakur mbeturinat gjatë natës: Kafshët e natës. Minjtë dhe kafshë të tjera që kërkojnë ushqim gjatë natës në plehra. Nuk do të ishte e këndshme t’i takosh në errësirë, apo jo?
Me pak fjalë, besoni në shtriga apo shpirtra, keni frikë nga disa kafshë apo jo, hedhja e mbeturinave në orët më të errëta mund të jetë e rreΖikshme.



