Pas νaksίnës Kundër Co νίd-19 Qëndrojnë Μilionat e Dy Binjakëve Gjermanë

Dy Binjakëve Gjermanë

Tashmë është njoftuar se dy mjekë gjermanë me prejardhje turke, mjekia Özlem Türeci dhe mjeku Ugur Shahin, kanë zbuluar një inj”ksion kundër k0r0navi”rusit. Ky është hapi i parë për të lυftυar paηdeminë me inj”ksion. Është njoftuar po ashtu se firma Biontech, të cilën e ka themeluar Shahin, ka bashkëpunuar me firmën Pfizer, shef i së cilës është një grek. Dy fëmijë emigrantësh turq në Gjermani dhe një grek i lindur në Selanik, i cili rrjedh nga një familje hebraike, zbulojnë ar”mën mjekësore kundër ko”ronës – a ka lajm më të mirë në këto kohëra të zymta? Por kjo nuk është e vërteta e plotë. Sepse vak”sina me gjasë nuk do të ishte zbuluar pa paratë e vëllezërve Andreas dhe Thomas Strüngmann, binjakë njëvezorë. Vlera e Biontech në bursë është 25 miliardë dollarë, më shumë se vlera e Deutsche Bank (Dojçe bank), e cila është 150 vjet e vjetër.

Para 15 vitesh vëllezërit Strüngmann shitën firmën e tyre farmaceutike. Për 5,6 miliardë euro. Me këto para ata do të mund të jetonin pa gajle e shqetësime, madje ndoshta ndonjë milion do të mbeste edhe për pasardhësit e tyre. Por miliarderët e mirë mendojnë për të mirën e shoqërisë. Miliarderët e mirë, vëllezërit Strüngmann, thanë: tash ne duhet t’ia kthejmë një të mirë Gjermanisë, duam të investojmë në farmaceutikën novatore.

Më 25 shtator 2007 Thomas Strüngmann priti në zyrën e tij në München zotin Shahin, zonjën Türeci dhe mentorin e tyre akademik Christoph Huber. Ata erdhën nga qyteti i Mainzit. Kishte edhe njerëz të tjerë në takim, kryesisht miq të vëllezërve Strüngmann dhe investitorë. Mjeku Shahin prezantoi planet e tij mbi të ardhmen e mjekësisë kundër kan”cerit. Në fund të prezantimit, siç shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», Thomas Strüngmann doli jashtë, telefonoi me vëllain e tij, Andreas, dhe u kthye e tha: «U krye!» Dhe vëllezërit Strüngmann nuk investuan 5 apo 10 milionë euro, por 150 milionë euro. Kështu u vunë themelet e firmës Biontech, e cila bazuar në ekspertizën e hulumtimeve për il”açe të reja kundër kan”cerit zhvilloi edhe vak”sinën kundër k0r0navi”rusit./Koha.net/