‘Kam bërë çmos që mos kuptohej që jam shqiptar’, Kledi Kadiu tregon fillimet në Itali

Kledi Kadiu ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, në rubrikën “Special Edition By Arjola” me Arjola Shehun. Gjatë intervistës Kledi tregoi se fillimet për të në Itali kanë qenë të vështira, ashtu si për të gjithë shqiptarët.

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë”, tha Kledi duke theksuar faktin se shqiptarët asoj kohe paragjykoheshin dhe mënyra e vetme për ti bërë ballë kritikave ishte me talentin dhe dëshirën për të arritur majat duke mbajtur të fshehtë origjinën.

“Vitet 90 ishin pak ndryshe përsa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punomin në transmesionin Guona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar”, tregoi Kledi.