–




Riinfektimet me C0vid konsiderohen raste të rralla në të gjithë botën. Holanda dyshohet për 50 raste, Brazili 95, Suedia 150, Meksika 285 dhe Katari 243 raste riinfektimesh. Dyshime për persona të riinfektuar me C0VID ka edhe në Shqipëri.




“Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste riinfektimi. Por ndoshta këto nuk janë riinfektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simpt0ma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamp0ni pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”, thane specialistet e ISHP per tv Klan.



