Djemve të familjes Berisha nuk po iu ecën më gratë, pas Robertit dhe Patrisi telashe me Tunën

Vëllezërve Berisha si duket nuk po ju ecën mirë me gratë e tyre.

Robert Berisha para një viti ka bërë publike ndarjen e tij nga bashkëshortja Nora Istrefi. Me këngëtaten, Roberti kishte një lidhje të gjatë e disa vite martesë.

Ata kanë edhe një vajzë 5-vjeçe së bashku.

nora roberti rene – Privé – Faqja Zyrtare
Roberti, Nora dhe vajza e tyre Renee
Gjatë kohës sa ishin të martuar, ata bëheshin shpesh lajm i shtypit rozë për problemet që Nora kishte me kunatën e saj, këngëtaren Tuna, shkruan Gazeta Express.

Vëllau i Roberit, Patris Berisha veç se kishte filluar një lidhje me këngëtaren e njohur Tuna Sejdi. Ata madje u bën prindër të një djali.

Tuna opens the doors of the house, so the sights from superluksoze villas
Patrisi, Tuna dhe djali i tyre
Kur pushuan lajmet për ndarjen e Norës me Robertin, Tuna e Patrisi shfaqen shenja se lidhja nuk po iu ecën mireë.

Një detaj që ka rënë në sy kohëve të fundit ishte ndryshimi i mbiemrin të djalit të tyre, Tianit, në llogarinë e tij në Instagram.

Nga Tian Berisha, instagrami i tij është kthyer në Tian Sejdi kjo ka bërë që të dyshohet për një ndarje të çiftit.

Patrisi megjithatë ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku duket bashkë me djalin e tij Tianin e përkrahë fotos ka shkruar Tian Berisha duke e theksuar mirë këtë gjë.

Ndërkaq as Roberti nuk e ka lënë me kaq, ai ka postuar një video në Instastory ku duken Tiani dhe Renee duke luajtur dhe poshtë videos ai ka shkruar, Tian Berisha dhe Renee Berisha, duke treguar kështu se mbiemri i dy fëmijeve në familjes Berisha nuk mund të ndryshohet. /Express