Rregullat e forta në Kakavijë: Kush del pozitiv me CO VID kthehet mbrapsht

Masat në Kakavijë janë ashpërsuar nga qeveria greke për shkak të shtimit të rasteve. Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Co vid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.