Mjeku publikon videon: Ambulancat me orë të tëra po presin poshtë spitalit, s’kemi mjekë të specializuar

Mjeku publikon videon:

Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet e ten sionuar ditën e sotme. Bëhet e ditur se autoambulancat janë në rradhë dhe prej orësh po presim që të akomodojnë në ambientet e brendshme pacientët që kanë në mjete.

Janë shtatë ose tetë mjete të cilat qëndrojnë në radhë në ambientet e jashtme të ‘Shefqet Ndoqit’.

“Situata paraqitet më e rënduar se një ditë më parë, 7-8 ambulanca me pacientë që presin në radhë për hospitalizim. 3 prej tyre i kemi gjetur në ambientet e jashtme rreth orës 9, po bëhen dy orë që presin. Vijojnë të vijnë edhe ambulanca të tjera” raporton gazetarja e Ora News.

Mjeku Ilir Allkja ka konfirmuar atë që po ndodh jashtë ambienteve të spitalit. Ai ka postuar një video në Facebook ku shihet qartë rradha e gjatë e mjeteve.

Pamje normale me ambulanca që presin të dorëzojnë të sëmurët në spitalin “Shqefqet Ndroqi”. Normale, pasi jemi nje vend i varfër me kapacitete të kufizuara jo vetëm spitalore, por edhe në burime njerëzore , mjekë e infermierë, sidomos të specializuar.

Ajo që e shëmton fare keq situatën ku ndodhemi, është propaganda qeverritare e cila tregon një situatë normale, me kapacitete spitalore të pa ezauruara, me shërbim me standarte të njëjta me Francën , Gjermaninë etj.’- shkruan mjeku ne Facebook.

https://www.facebook.com/allkja/videos/10218604047437143/?