–




Dy moderatoret e njohura, Ori Nebijaj dhe Klea Huta, ishin këtë të diel pjesë e rubrikës “N’fermë” në emisionin “E Diell”. Dy bukuroshet u shfaqen në fillim duke bërë llaç dhe murë.
Klea ishte ajo që do bënte llaçin, ndërsa nga ana tjetër Ori që po merrej me pjesën e ndërtimit dhe që nuk linte rehat kolegen e saj.
Ndërkohë në një tjetër moment, Nebijaj pyet Hutën se si është të jesh nënë, pasi ajo ka një djalë të vogël.
“Është gjëja më e bukur, por edhe e vështirë. Gjirin që e do, që ti duhet të jesh aty në çdo moment. Pjesa e fillimit është e vështirë dhe këtë s’ta thotë njeri”, tha Klea.



