–





Aktorja e njohur shqiptare, Anna Lika, ka qenë e ftuar në emisionin “ABC e pasdites”, ku ka rrëfyer se që në moshën 3 vjeçe jepte shfaqje në oborrin e shtëpisë së saj duke kërcyer.
MSipas Annës, tezja e saj, këngëtarja Ingrid Gjoni mblidhte gjithë lagjen që ta shikonin Annën dhe në këmbim u merrte nga 20 lekë. “Atje kam qene vetem 3 vjeçe! Me siguri tezja ime e vogël, Ingridi tallej me mua, sepse bente miss lagjen. Unë jam mbi tavolinat e gjyshes sime, të cilat i nxirrte poshtë, bënte një pasarelë.
Ajo i merrte nga 20 lekë secilit që vinte të shikonte miss-in e lagjes”, tha Anna kur u shfaq videoja e saj duke kërcyer. Moderatori komentoi një nga lëvizjet e Annës dhe e quajti sparkatë, por ajo e korrigjoi duke i thënë se quhej ballore.





“Nëse do flasim për hapje këmbësh me pyet mua se t’i jap termat e tamam sepse kam bërë shkolle baleti”, tha Anna duke qeshur. “Një gladiator për Ana Likën, duhet t’i rëndojë shpata apo mendja?”, e pyeti Peçi. “Që të bëhem ashtu siç më ka mësuar edhe familja po them mendja”, u përgjigj Anna