Përdorimi i dafinës, një shpëtim për frymëmarrjen tuaj

Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Efektet e tyre ndikojnë në mirëqënien e organizmit.

Por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, tretjes, flokëve, kundër inflamacionit, zemrës, ankthin e diabetit, gjethet e dafinës janë mjaft efektive kundër ftohjes. Përdorimi i saj në formë ccaj ndihmon në lehtësimimi e dhimbjeve të fytit apo të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, një tjetër metodë e përdorimit të tyre është edhe më efikase.

Avulli i dafinës kundër ftohjes

Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të ziejë bashkë 4-5 gjethe dafine. Lëreni derisa të nisë avullimin. Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli. Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe të eliminojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.