–




Askush prej nesh as që i kishte shkuar ndër mend gazrat mund të jenë diçka e mirë për partnerin apo partneren tonë, por ja që vijnë një grup shkencëtarësh që na thonë komplet të kundërtën e asaj që paskemi ditur deri më tani.
Siç thanë studiuesit në Universitetin e Exeter, “megjithëse sulfuri i hidrogjenit është gazi i mirënjohur acid dhe ka erë të keqe, ai prodhohet natyrshëm në trup dhe në fakt mund të jetë një hero shëndetësor me implikime të rëndësishme për trajtimet e ardhshme për një sërë sëmundjesh”.
Vetë sulfuri i hidrogjenit që është përgjegjës për erën e keqe të gazrave, na tregon studimi, është ai që siguron kaq shumë përfitime për shëndetin tonë.
Por si është e mundur kjo?
Studiuesit na thonë se sulfuri i hidrogjenit, si një nënprodukt mikrobik, mund të zvogëlojë rrezikun tonë të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, por gjithashtu të parandalojë sëmundje të tilla si artriti.
Ndihmon gjithashtu në mirëmbajtjen e mitokondrisë, “fabrikat e qelizave” që sigurojnë energjinë e nevojshme dhe rregullojnë mënyrën se si trupi i përgjigjet inflamacionit.
“Kur qelizat shtypen nga sëmundja, ato përdorin enzimat për të dhënë sasi të vogla të sulfurit të hidrogjenit”, thotë Matt Ëhiteman, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Exeter.




“Kjo lejon që mitokondria të rimëkëmbet dhe të mbijetojë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë qelizat do të vdesin dhe do të humbasin aftësinë e tyre për të rregulluar mbijetesën tonë ose për të kontrolluar infeksionet”.
Studiuesit ndërtuan një laborator ekuivalent të sulfurit të hidrogjenit, një gaz të quajtur AP39, i cili tregoi se” nëse qelizat e infektuara marrin AP39, atëherë mitokondria mbrohet dhe qelizat mbesin të gjalla