Nuk ndalet Shqipja, nxjerr detajet për të provuar se vajza në foto është Tea

Dje ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet.

Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea.

Mirëpo shumë shpejt portalet zbuluan se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe ka bërë një tjetër postim ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas.