–




Një person është gjetur pa shenja jete, në një motel në qytetin e Gjakovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se 61-vjeçari ndodhej në motel me një 21 vjeçare e cila vetë e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se 61-vjeçari fillimisht është alivanosur.
“Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin
e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ndërkohë, Reporteri nga burimet e saj brenda Policisë së Gjakovës mëson se 21 vjeçarja është nga Shqipëria.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë humbur jetën 61-vjeçari.




Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur persona të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të tilla. Raste të ngjashme ka pasur disa herë në Kosovë. /Reporter.net



