GJERMANI/ Ja Deri Kur pritet të zgjasë Izolimi, Vijnë të Rejat e Fundit nga Qeveria

Gjermania nuk do të lehtësojë masat anti-Co vid edhe pse numri i të inf ektuarve në vend është duke u ulur. Kështu është shprehur Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë së Anglea Merkel-it, të premten.

Instituti Robert Koch i vendit njoftoi të enjten se shkalla e infektimit në gjermani është “rrafshuar” ndërsa shprehu “optimizëm të kujdesshëm”. Por Seibert u tha gazetarëve në konferencën për shtyp të qeverisë se Gjermania “nuk mund të ketë si opsion shtimin serish të rasteve me Co vid-19.

Numri i rasteve ditore në Gjermani të premten arriti një rekord të ri prej 23,542, rreth 1,700 më shumë të infektuar sesa të enjten. Vendi ka qenë në bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori. Merkel pritet të takohet me udhëheqësit shtetërorë të vendit të hënën për të rishikuar izolimin por Seibert tha se “nuk pritej lehtësim i kufizimeve”. /abcnews.al/