Rrahja e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë që troоnditi opinionin, vazhdon të jetë temë, dhe sot në Euronews Albania ka folur njëra nga ish’infermieret, e cila ka treguar për gjendjen shëndetësore të të moshuarës që nga dita e parë e pranuar në atë qendër të kujdesit.
Infermierja, Valmira Gergoci, thotë se vetëm nëna Minire, ka qenë me sklerozë, dhe kur është pranuar në qendër, mjekët i kanë mbledhur infermieret dhe u kanë treguar se si duhej të silleshin me të, pasi vetëm ajo ka qenë me sëmundje të sklerozës, shkruan Reporteri.net.
Sipas saj, kujdesi ndaj të moshuarës deri në kohën sa ajo ka shërbyer në atë qendër ka qenë shumë i mirë. Ndërsa për vajzën e cila shihej në video duke e rrahur të moshuarën ka thënë se ajo aty është punësuar vetëm para dy muajve, dhe nuk e njeh, por thotë të i dhimbsen vajzat tjera.
Për ato, ajo thotë se kanë treguar shumë kujdes ndaj të të njëjtës së moshuar në të kaluar, dhe pamjet tani ato shihen qeshen dhe nuk mbrojnë viktimën, sipas saj mund të jenë ndikuar nga kolegia e re e tyre, e për të cilat i vjen jashtëzakonisht keq. /Reporteri.net